Berisha me banorët e Baldushkut: Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 19:47 | Politikë

Berisha me banorët e Baldushkut: Shteti do përballojë 80% të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar një paketë të re masash për mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë, duke theksuar nevojën për investime dhe rritje të mbështetjes financiare për këtë sektor jetik për ekonominë e Shqipërisë. Gjatë një takimi me banorët e Baldushkut, Berisha theksoi se do të ofrohen subvencione direkte për fermerët, përfshirë mbështetje për fidanët dhe bagëtitë.

“Ju garantoj që ne do mbulojmë 80% të interesave të kredive që ju do merrni për serrat, për fermat, për fidanishtet, për baçet, për bagëtitë dhe për të gjitha”.

Kjo masë do të ofrohet nëpërmjet Bankës së Zhvillimit, që do të krijohet për të mbështetur investimet në bujqësi dhe për të zbutur barrën financiare për fermerët shqiptarë.

Ai premtoi se masat e subvencionimit do të rriten, duke i afruar ato me nivelet e vendeve të tjera si Kosova dhe Maqedonia, që kanë mbështetje shumë më të lartë për bujqësinë.

Kjo masë do të ofrohet nëpërmjet Bankës së Zhvillimit, që do të krijohet për të mbështetur investimet në bujqësi dhe për të zbutur barrën financiare për fermerët shqiptarë.

Berisha gjithashtu ka theksuar nevojën për një shërbim për fermerët, i cili do të ofrohet falas përmes punësimit të specialistëve. Ky shërbim do t’u ofrojë këshilla dhe udhëzime për të përmirësuar prodhimin dhe menaxhimin e fermave.

“Ne do krijojmë një fond që t‘ju mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, t’u mbrojë ju nga stoku i prodhimit, për shkaqe të ndryshme që krijohen”.

Një tjetër premtim i Berishës ka të bëjë me investimet në infrastrukturën bujqësore, veçanërisht për vaditjen dhe mbrojtjen e tokës, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Ai theksoi se do të investohet në projekte që do të mbrojnë tokat nga erozioni dhe për të rritur mundësitë për vaditje në zona të rëndësishme si Myzeqeja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos