Berisha: Me kallashnikov ne votë nuk mbrojmë, por kurrë s’do i njohim këto zgjedhje

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 12:25 | Politikë

Berisha: Me kallashnikov ne votë nuk mbrojmë, por kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje si të drejta.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se në Shqipëri dhe Diasporë duhet të krijohet një front i përbashkët kundër këtij regjimi.

Berisha tha gjithashtu se PD nuk do i mbrojë votat me kallashnikov, por shtoi se opozita do të bëjë çdo përpjekje për ndërgjegjësimin e opinionit publik për atë që ai e quan ‘farsë zgjedhore’.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto janë vetëm një pjesë.

Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen.

Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar.

Sot ka shqiptarë të zemëruar.

Sot ka shqiptarë të zhgënjyer.

Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë.

Dhe kjo luftë do fillojë.

Të mos kujtojë kush kurrë se një kriminel si Edi Rama, një kryehajdut i këtij kombi si Edi Rama, një kryebandit i këtij kombi si Edi Rama, do mund t’u imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë, atyre që i besojnë lirisë.

Dhe këto janë fillimi.

Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet.

Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj.

Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë.

Por, tani lufta fillon.

Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla.

Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë.

Çdo ditë këtu do njiheni.

Ka farsë më të turpshme se kjo?

Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre.

Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë.

Ky regjim duhet të luftohet në çdo skaj të këtij vendi dhe në çdo skaj të botës.

Ky regjim poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër.

Ata që mendojnë se mund të imponojnë një farsë të tillë shqiptarëve, gabohen rëndë.

Ne jemi këtu për ta dokumentuar atë, por ne do qëndrojmë me çdo çmim për të vërtetën dhe mbrojtjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos