All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mandati i deputetit të PS, Vullnet Sinaj, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 14 deputetëve të opozitës

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 11:33 | Politikë
All - Paragraf - 1

Mandati i deputetit të PS, Vullnet Sinaj, Gjykata Kushtetuese rrëzon

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga 14 deputetë të opozitës të cilët kërkonin që kjo gjykatë të detyronte Kuvendin e Shqipërisë t’i dërgonte për shqyrtim çështjen e papajtueshmërisë apo jo të mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj, shkruan A2 CNN.

All - Paragraf - 3

Gjykata rrëzoi 3 kërkesat e deputetëve:

1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.

2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

All - Paragraf - 6

3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj

Opozita e akuzon deputetin e Vlorës, Sinaj, se ka përvetësuar fonde nga buxheti i shtetit. Në debatet e zhvilluara në Këshillin e Mandateve, Sinaj pranoi se në arkën e bizneseve të tij kishin shkuar fonde publike, para të cilat deklaroi se ia kishte kthyer më pas mbrapsht buxhetit të shtetit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos