“Tiranën e kam ngritur nga varri”- Rama: Ka qenë si Kandahari, unë e bëra kryeqytet europian

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 11:58 | Politikë

“Tiranën e kam ngritur nga varri”- Rama: Ka qenë si

Kryeministri Edi Rama është shprehur se bashkë me PS e ka ‘ngritur nga varri’ Tiranën dhe e kanë bërë kryeqytet europian.

Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në faqen e tij në Facebook, teksa i përgjigjej pyetjeve të komentuesve, shkruan A2 CNN.

Duke u bërë thirrje shqiptarëve për të mbështetur PS, Rama tha se jo të gjithë janë njësoj, pasi sipas tij, në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte PD, nuk punonte as Sahati në qendër të qytetit.

“Unë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur. Nuk janë të gjithë njësoj. Pse kur e mori këneta me dhunë Bashkinë e tiranës, as sahati i Tiranës nuk punonte? Apo nga ajo që të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi njësoj.

A thua se kushdo që të ishte do të bënte piramida në 1997? A thua se kushdo që të ishte prapë se prapë do i vinte kazmën kantiereve të Zogut të Zi dhe Sheshit Skënderbej për luftë politike me kryetarin e Bashkisë? A thua kushdo që do ishte do e ngrinte Tiranën nga varri në vitet 200 dhe do e bënte qytet europian me miliona turistë në vit? I bie pastaj që kot voton populli.

Tirana është bërë nga ata që është bërë dhe jo nga ata që kur kanë pasur diçka në dorë e kanë zhbërë. Këtë kandahar e bëra kryeqytet europian dhe bashkë me PS do e bëjmë Shqipërinë 2030 Europën e Ballkanit dhe Tiranën kryeqytetin e saj krenar”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos