Berisha në kongresin e PPE në Valencia, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

Nga Anesti Barjamemaj
29 Prill 2025, 21:36 | Politikë

Berisha në kongresin e PPE në Valencia, Chris Lacivita takim online me

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita, ka zhvilluar gjatë ditës një takim me të gjithë kandidatët dhe shtabet e fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Takimi mes Lacivita dhe kandidatëve është zhvilluar online, ku u ka dhënë porosi se çfarë mesazhesh duhet të përcjellin te elektorati. Strategu i fushatës mësohet të ketë udhëzuar kandidatët që të vijojnë me prezantimin e programit dhe të shtojnë takimet në terren.

Ndërkohë që Tiranë kandidatët merrnin udhëzime nga strategu i fushatës, lideri i opozitës Sali Berisha ndodhej në Valencia ku po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos