Berisha njoftoi protestë, Rama “i flet” Skënderbeut: O Mbret, më 16 maj do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 14:30 | Politikë

Berisha njoftoi protestë, Rama “i flet” Skënderbeut: O

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak minuta pas lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më 16 maj, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian.

“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, shkruan Rama në Facebook.

Deri tani Kryeministri nuk ka mbajtur asnjë konferencë për mediat për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se do të presë përfundimin e tyre. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka blinduar mandatin e katërt qeverisës, me plot 82 deputetë, ndërsa PD ka duket se ka siguruar vetëm 52 vende në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos