Përfundon numërimi për subjektet politike në Durrës, si ndahen votat

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 17:55 | Politikë

Përfundon numërimi për subjektet politike në Durrës, si

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Durrësit.

Nga të dhënat e siguruara nga A2 CNN, bëhet me dije se Partia Socialiste kryeson me rreth 20 mijë vota më shumë kundrejt Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Pra nga të dhënat rezulton se PS ka arritur të sigurojë 52.5 % të votave, ndërsa PD 38.8 % të votave. Pjesa tjetër e votave ndahet mes partive të vogla.

Ndërkohë në qarkun Durrës vijon numërimi i votave për kandidatët, për të parë se cilët do të jenë emrat e deputetëve që do të hyjnë në Parlament nga të dy palët.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos