“Gjest i shëmtuar”, Ibrahimaj komenton protestën e PD-së në 16 maj

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 18:02 | Politikë

“Gjest i shëmtuar”, Ibrahimaj komenton protestën e

Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, në një intervistë për A2 CNN komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe gjithashtu protestën që ka paralajmëruar Partia Demokratike më 16 maj.

“Partia Demokratike e kishte përgatitur alibinë e vet. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto vite që PD-ja të ketë humbur dhe të ketë pranuar humbjen. Çdo gjë ishte e pritshme. 82 mandate tregojnë qartë që nuk ka pasur asnjë lloj presioni. Është e qartë si drita e diellit që populli shqiptar voton Partinë Socialiste dhe Edi Ramën”, tha Ibrahimaj.

Kur u pyet për protestën e PD-së në 16 maj, ditën kur në Tiranë do të mblidhen liderët europianë, Ibrahimaj u përgjigj: “Mendoj që është një gjest i shëmtuar. Në një ditë të tillë, kur e gjithë Europa vjen në Shqipëri, edhe për shkak të përmirësimit të imazhit të vendit tonë dhe punës së mirë të bërë nga qeveria Rama për të arritur në këtë ditë, unë besoj që është shumë i shëmtuar fakti që do të mbahet një protestë që vërteton atë që kemi thënë edhe herë të tjera: që PD-ja nuk ka asnjë interes të lartësojë imazhin e Shqipërisë, por ka interesat e veta të ngushta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos