Sali Berisha ka njoftuar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ku ka konfirmuar se edhe ai do të jetë pjesë e garës. Në një bashkëbisedim me gazetarët, lideri demokrat përsëriti se zgjedhjet ishin një farsë dhe statuti i PD-së, sipas tij bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa.
“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë. Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës. Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së... Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido”, deklaroi Berisha.
(A2 Televizion)