Berisha: Nuk ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në po

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 13:38 | Politikë

Berisha: Nuk ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se opozita nuk do të ulet në tryezë me qeverinë për reformën territoriale.

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se kjo gjë nuk do të ndodhë pasi sipas tij, opozita nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë Rama.

Por Berisha tha se opozita mund të ulej në një tryezë të përbashkët me Partinë Socialiste, pasi sipas tij, nuk mund të vendosë PD se kush do të jetë kryetari i PS-së, shkruan A2 CNN.

Pra e thënë qartë, Berisha i mbylli derën për negociata qeverisë Rama, por la të hapur mundësinë e bashkëpunimit për reformën territoriale me Partinë Socialiste.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të.

PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale.

Ai nuk ka legjitimitet.

Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri.

Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria.

Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi.

Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike.

PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale.

Ka rekomandime dhe ne ato do i shqyrtojmë.

Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë.

Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos