“Taksën 0 dhe vetëm pushtojnë”, Rama: Me këta që hedhin vickla do merret inteligjenca artificiale

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 12:41 | Politikë

“Taksën 0 dhe vetëm pushtojnë”, Rama: Me këta

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e tatimeve, për të zgjidhur çështjen e bizneseve që pavarësisht se tejkalojnë xhiron, hiqen si biznes i vogël.

“Një gjë duhet t’iu them këtyre restoranteve, që ngrenë tenda, që bëjnë vickla. E kanë taksën 0! Edhe pse bëjnë si biznes i vogël por nuk janë të tillë. Por këtë çështje do ta zgjidhë integrimi i inteligjencës artificiale me sistemin e tatimeve. Të kesh taksën 0, të kesh TVSH-në 0 dhe të hapesh, të marrësh trotuarin e parë në Lungomare dhe trotuarin e dytë... Ose në Tiranë të pushtosh kudo... Nuk ka për të ndodhur. Dhe për më tepër, të futet legalizimi në mes”, tha Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive, raporton A2 CNN.

Kryeministri mblodhi të premten drejtuesit lokalë për performancën e tyre në funksion të asaj që qeveria e quan vizioni “Shqipëria 2030”. Ai u kërkoi të gjithë kryetarëve të bashkive që deri të hënën të shkarkojnë drejtuesit e njësive administrative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos