Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj e ka quajtur pazar, atë çdo të ndodhë në tryezën e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, prej të cilit sipas tij do të përfitojë sërish mazhoranca.
Lapaj tha në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se Sali Berisha do t’i falë për të tretën herë pushtetin Edi Ramës, ndërsa paralajmëroi se kjo situatë politike në vend mund të sjellë edhe përplasje civile.
“Nuk të lënë more. E kanë bërë si një këshill shtriganësh aty që mblidhen dhe tallen me një popull të gjithë. Janë mbledhur tani dhe duan të na prodhojnë këtu një republikë që dhe 20 apo 30 vitet që vijnë të jetë pronë personale e dy familjeve. Po pse kështu do vazhdojmë ne? Si mund të tolerohet kjo? Do shpërthejë këtu. Mbajeni mend këtë që ju them. Po do shpërthejë se çdo çdo tenxhere me presion në momentin që ja bllokon të gjitha valvulat e shkarkimit... Po bllokohet më çdo valvul demokracia. Ai nga një anë del dhe thotë që Edi Rama na vjedh zgjedhjet nga ana tjetër del dhe thotë jam dakord të ulemi me Edi Ramën që ta bëjmë kodin siç do Edi Rama. Po e bëre njëherë siç donte Edi Rama. E bëre dy herë, e bëre tre herë. E bëre katër herë. Po sa herë do ta bësh siç do Edi Rama? Se ka Edi Rama 12-13 vjet në pushtet pa e merituar, pa bërë një punë dhe e merr të gjithën sepse i falet në tavolinë. Tani sa do vazhdojë kjo? Çfarë duhet të bëjmë ne more? Unë flas në emrin tim. Unë përfaqësoj sot me letra 64.000 votues. Nuk e di sa do përfaqësoj në zgjedhjet e radhës. Sot 64.000. Mirë keq i përfaqësoj. Flas në emër të 64.000 shqiptarëve”, tha Lapaj në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)
 
                                           
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   