Kalaja thirrje publike Veliajt: Të pres në gjyq, nëse nuk vjen do kesh probleme të mëdha

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 21:10 | Politikë

Kalaja thirrje publike Veliajt: Të pres në gjyq, nëse nuk vjen do

Gazetari Aulon Kalaja përmes “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të paraqitet në gjykatë që të ballafaqohet me të, të enjten e 6 nëntorit.

Kalaja tha po ashtu me ironi se Veliaj ndoshta e ka përdorur padinë ndaj tij dhe kërkesën për ballafaqim edhe për t’u ajrosur duke lënë qelinë për disa orë.

“Me kënaqësi do të përballem. Si sot një javë e kam gjyqin. Unë i kam bërë thirrje që të padisë Ramën, ai më ka padit mua. Ka lajthitje në o0bjektiv. Por me thënë të drejtën e pres në gjykatë. Në rast se nuk vjen do ketë probleme. Do e ndjekë turpi nga pas, përderisa më ka thënë hajde në gjykatë ballafaqohemi. Minimalisht duhet të vijë në gjykatë ditën e enjte më 6 nëntor. Por nuk e besoj se kjo çështja ime është e parëndësishme. Mos e ka përdor për të dalë nga burgu, për t’u ajror. Por nesër është ditë e rëndësishme. Është në nderin e Gjykatës Kushtetuese që të lejojë seancë të hapur për mediat”, tha Kalaja në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Ndërkohë sa i përket seancës së nesërme në Gjykatën Kushtetuese, gazetari tha se Veliaj nuk do të ketë guximin të flasë apo zbulojë ndonjë skandal të kryeministrit Edi Rama.

“Unë mendoj se nesër fiton qeveria sepse e gjithë kjo gjë është gatuar të likuidohet politikisht Erion Veliaj. Ai ka një gjë në dorë nesër, që të flasë. Ai është një nga njerëzit, një projekt politik, jo njeri i zakonshëm, nuk është politikani i radhës. Është njeri që ka shumë informacion për Edi Ramën. I di sesa dhëmballë ka në gojë dhe në rast se ai ka një gjë në dorë nesër është dita finale. Nuk besoj se ai do të flasë, sepse tani vetëm ka belbëzuar për Ramën”, u shpreh gazetari në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos