PS refuzoi ngritjen e komisioneve për McGonigal dhe “11 Majin”, PD braktis Parlamentin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 21:26 | Politikë

Opozita ka braktisur seancën e sotme plenare. Shkak për këtë vendim është bërë vendimi i Partisë Socialiste për të mos ngritur dy komisionet hetimore të kërkuara prej tyre, për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Votimi nuk është marrë ende, por socialistët e pohuan që dy komisionet nuk do të ngrihen dhe kjo bëri që deputetët demokratë, me Sali Berishën në krye të linin sallën.

Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Berisha tha për mediat se PS mohoi ngritjen e komisionit për çështjen McGonigal, pasi sipas tij pjesë e dosjes është kryeministri Edi Rama.

Menjëherë pasi la Kuvendin, Partia Demokratike përmes një njoftimi për media bën me dije se nesër në orën 12:00 do të zhvillohet një mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

Ky është vendimi i parë pas refuzimit për ngritjen e komisioneve hetimore, por siç kryedemokrati Berisha pohoi para mediave, do ketë edhe vendimmarrje të tjera, ku nuk përjashtohen as protestat nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos