"Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?” Xhaferri sqaron në A2 CNN deklaratën: Nuk ka rebelim

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 20:50 | Politikë

Një debat artificial, e ka cilësuar deputeti demokrat Besard Xhaferri, debatin e krijuar pas deklaratës së tij se nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet në 2026 si kryetar i PD-së.

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai sqaroi se nuk ka asnjë rebelim dhe se kjo deklaratë e tij nuk u prit as si debat dhe as si tërmet nga Sali Berisha, por pranoi se ka pasur reagime e kritika të cilat i ka sqaruar.

“Nuk isha në Shqipëri dhe as nuk doja ti jepja ndonjë rëndësi bërjes së atij debati. Mendoj se ishte një debat artificial se një parti demokratike ku debati është gjëja më normale dhe ne këtë e kemi treguar në të gjithë historikun e 25 viteve nuk ka pse të bëjë asnjë lloj debati e tërmeti. Edhe nga kreu i PD nuk u prit as si debat e as si tërmet. Më kanë kontaktuar i kam shpjeguar e sqaruar dhe nuk ka patur asnjë zemërim. Kritikat e sulmet janë gjëja më normale. Debati u krijua nga hiçi. Nuk ka asnjë rebelim, do punoj në mënyrë të pandalur me kryetarin Sali Berisha për të rrëzuar Edi Rama”.

Xhaferri thekson për gazetarin Andrea Danglli se rigarimi i Berishës për kreun e PD-së është vendim i tij dhe institucioneve të partisë, ndërsa thekson se tema kryesore duhet të jetë farsa elektorale, që sipas tij duhet duhet të bëhet kauzë botërore e kombëtare me qëllim ripërsëritjen e zgjedhjeve.

“Pastaj vendimi është i tij dhe institucioneve të partisë dhe nuk ka asnjë mendim që del mbi institucioent e anëtarësinë e partisë. Është një mendim që e kam thënë edhe në 13 maj. Ne duhet të fokusohemi te farsa eketorale që ta bëjmë kauzë botërore  e kombëtarë që të përsërisim zgjedhjet dhe ta shpëtojmë Shqiëprinë nga ky regjim. Pastaj rigarimi jo vetëm i kreut të pd dhe gjithë kupolës së PD duhet të jetë tema dytësore e tretësore. Tema parësore është farsa elektorale për ribërjen e zgjedhjeve në Shqipëri pas raporti të OSBE u faktua që është një farsë elektorale ne do ta bëjmë kauzë botërore. Rigarimi i zotit Berisha është vendim i tij dhe anëtarësisë së PD".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos