
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformën Globale që përcakton agjendën e Investimeve në botë.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.
Kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
