Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, jashtë Parlamentit deklaroi se opozita nuk do të votojë Niko Peleshin si kryetar të Kuvendit.
“Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty, është dhjetë herë më mirë se të votosh Kapuranin, apo bandën e tij në Korçë. Kategorikisht jo”, tha Berisha, shkruan A2.
“Më mirë të vinte ai se, ai të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Kurse ky është bandit me post kryetar parlamenti. Në asnjë mënyrë”, shtoi Berisha.
(A2 Televizion)