Rama reformon edhe Kuvendin, parlament me 101 deputetë, më shumë komisione të përhershme

Nga Fjorela Beleshi
11 Shtator 2025, 23:29 | Politikë

Në mandatin e katërt me 83 deputetë, Edi Rama ka menduar të reformojë jo vetëm qeverisjen, por edhe Kuvendin e Shqipërisë. Një institucion sipas tij ka nevojë të modernizohet si në formë, edhe në përmbajtje, që nga shtëpia e deri te përbërja.

Me dijeninë e forcës së kartonëve, shefi i mazhorancës ka hedhur sytë 16 vite nga e shkuara, ndryshimi i Kushtetutës.

Ristrukturimi i komisoneve parlamentare, duke e çuar numrin nga 8 në 11 të përhershme, si dhe duke i hequr mundësinë opozitës për të drejtuar integrimin. 7 komisione do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 të tjerë ai ia ka lënë opozitës.

Dy reformat të rëndësishme do të jenë objektiv i PS, sidomos ristrukturimi territorial, një projekt i hershëm e kësaj force politike.

Rama reformon edhe Kuvendin, parlament me 101 deputetë, më shumë

Për të çuar përpara këto nisma, Edi Rama ka menduar se në krye të Kuvendit i duhet një njeri paqësor si Niko Peleshi, ndërsa në detyrën e tij si kryetar grupi ai ka menduar t’i rikthehet eksperiencës më të mirë që ka patur për këtë rol, jo aq shumë në publik, se sa prapa perdeve, Taulant Ballës.

Arbjan Mazniku që nuk arriti të fuqizohej në qeveri do të jetë në krye të komisionit të posaçëm për reformën territoriale. Edhe ish-ministri tjetër, ai i drejtësisë, do të rikthehet në Parlament për të drejtuar komisionin e ligjeve.

Edhe pse me objektiv të qartë nga reforma deri tek ndryshimet kushtetuese, Edi Rama u tregoi sot deputetëve të tij që kursi i konsensusit ndërpartiak nuk do të jetë me çdo kusht. Të premten  konstituohet parlamenti i ri, ndërsa të enjten e ardhshme votëbesimi i qeverisë Rama 4. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos