“Diella e sigurt që do gabojë me tenderat”, eksperti i IT tregon se si do funksionojë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 08:40 | Politikë

“Diella e sigurt që do gabojë me tenderat”, eksperti i IT

Besmir Semanaj, ekspert IT, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” me Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2 CNN u shpreh i bindur se ministrja e re e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, do të gabojë me tenderat.

“Që Diella do të gabojë me tenderat është e sigurtë, pasi edhe Open AI ka gabime. Ka gjyqe që po hapen kundër Open AI sepse mund të dërgojë njerëz deri në vetëvrasje. Imagjino tani një agjent AI shqiptar, i trajnuar dhe i trajtuar me të dhënat që shteti shqiptar aktualisht ka, të marrë vendime politike. Inteligjenca Artificiale është një mjet shumë i rëndësishëm për të minimizuar korrupsionin nëse përdoret siç duhet, por nuk është një mjet që mund të marrë vendime politike”, tha Semanaj.

“Vetë pozicioni i ministrit është për të marrë vendime politike. Diella është më shumë një agjente që do të ndihmojë ata që do të merren me procedurat apo tenderat. Do ishte më mirë që Edi Rama të mos e prezantonte si ministre sepse të vjen edhe keq për ministrat që dje u bënë për herë të parë, sepse askush nuk po merret me ta, por po merren me Diellën”, shtoi eksperti IT.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos