Krahasimi i bërë nga Kryeministri Edi Rama mes votuesve të Partisë Demokratike dhe personave me spektrin e autizmit, për Sali Berishën është akti më i rëndë i kësaj fushate.
Në një konferencë për mediat, lideri demokrat Ramën e krahasoi me Adolf Hitlerin dhe Enver Hoxhën teksa shtoi se nuk meriton të quhet prind dhe bashkëshort.
“Tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky. Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata”.
Ramën e sulmoi edhe për sugjerimin që ndaj adoleshentëve në Kavajë, të cilëve u sugjeroi që të kërkonin në internet për fotot e tij nudo.
“Do të doja që çdo mësuese, të pyeste veten, çfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton ‘nudo për vota’. Duke shfrytëzuar jashtë çdo lloj kodi etik dhe moral, detyrën”.
Më herët gjatë ditës, lideri demokrat zhvilloi një takim me ekspertë të sigurisë ushqimore, ku pasi dëgjoi mendimet e tyre pohoi se Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të Bashkimit Evropian.
Tregtimi i produkteve me salmonelë pak javë më parë, për kryedemokratin është një skandal dhe shtoi se qytetarët u informuan vetëm kur u sëmurë Edi Rama dhe u dorëhoq kreun i AKU-së.
“Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi. Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt”.
Sipas lideri opozitar, me ardhjen e PD në pushtet, sektori i sigurisë ushqimore do të ndryshojë me themel, pasi siç pohoi ai, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion me duar të lidhura, pasi nuk ka kompetenca. (A2 Televizion)