“S’jam zëdhënës i kompanisë”, Berisha nuk komenton shpalljen e tij si ‘pensionist’ nga lobuesit në SHBA

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 15:02 | Politikë

“Unë kam vetëm një përgjigje, nuk jam zëdhënës i kompanisë”. Sali Berisha zgjodhi që të ishte fjalë pak lidhur me gabimin e kompanisë lobuese në SHBA që e konsideroi fillimisht pensionist e më pas vetë korrigjoi informacionin duke informuar DASH se lider historik i PD nuk mban poste shtetërore.

I pyetur nga A2CNN, kreu i opozitës i la përgjegjësinë kompanisë që po lobon për të hequn non gratën e tij në SHBA.

“Rëndësi të madhe ka që ajo është transparente, sicc ishte McGonigal, siç ishte Marko Rosini. Ajo është transparente, Mcgonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej, punonte kundër Sali Berishës dhe fshihej”.

Pohon se kompania që po lobon në favor të tij është transparente dhe gjen shkak për të sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani që e akuzon se nuk po heton dosjen e ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal.

“Për Mcgonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Berishës dhe opozitës, kurse ato janë probleme janë transparente, ajo që ka rëndësi është se i ka afishuar të gjitha”.

Lideri i opozitës komentoi sërish dhe draftin e Kodit Penal, që sipas tij synohet të rëndohen dënimet për qytetarët dhe të lehtësohen dënimet për qeveritarët.

“E kam cilësuar atë si Kodi Penal i narkodiktaturës, që ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritarët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos