Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali Berishës, “nuk është një politikan aktiv” në “nuk mban asnjë post qeveritar”.
Ky amendament erdhi pasi në kërkesën e parë, përcjellë Marco Rubios, ku u kërkua heqja e “non gratës”, ishte dhënë si argument se “Berisha nuk është më një politikan aktiv” dhe, ndaj, dizenjimi duhej hequr, shkruan A2.
Por, kjo frazë binte në kontradiktë me aktivitetin e përditshëm të Berishës, duke detyruar kompaninë lobuese që të përcjellë kërkesën për të hequr “non gratën” nga e para, me amendamentin përkatës. (A2 Televizion)