Presion ndaj vëzhguesve? Berisha akuzon ministrin e Jashtëm, Hasani: Komunikim normal

Nga Fjorela Beleshi
5 Gusht 2025, 15:09 | Politikë

A janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të cilët monitoruan zgjedhjet e 11 majit nga qeveria shqiptare? Kryetari i PD-së Sali Berisha pretendon që po, ndërsa Ministria e Jashtme i mohon këto akuza.

Në 11 qershor kryedemokrati Berisha drejtoi gishtin ndaj kryeministrit Rama dhe Ministrit të Jashtëm Igli Hasani që u kanë presion vëzhguesve të huaja.

Një javë më pas në një intervistë për A2CNN, kryediplomati shqiptar nuk e pranoi këtë akuzë, por e ktheu në një kundërsulm ndaj Berishës, i cili sipas Hasanit, po e bënte këtë lojë për përfitime personale.

Demokratët nuk e mbyllen me kaq, por i publikuan letrën e Igli Hasanit drejtuar OSBE ODIHR dhe Parlamentit Europiani, në të njëjtën ditë që u prezantua raporti duke kërkuar nga ndërkombëtarët të ruanin në raport të balancuar të monitorimit.

Pas këtij akti, Ministria e Jashtme u detyruar të reagonte, kësaj herë jo duke e quajtur shpifje por duke dhënë versionin e saj.Jo presion por një komunikim normal.

“Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre. është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Përgjigja e dytë e Igli Hasanit, sipas Sali Berishës, fakton pretendimin e opozitës për farsë elektorale. Raporti përfundimtar i monitorimit të OSBE-ODIHR nuk është publikuar ende në pritje të certifikimit final të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos