Bashkëshortja e Luçiano Boçit, Blerina ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook, ku shpërndan edhe pamjet e sherrit, ajo thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund.
“Skemat banditeske në veprim të plotë, por do e zbardhim deri në fund! Zoti thotë “Beteja është e imja”, shkruan ajo krahas videos.
Disa persona u përfshinë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.
Mësohet se pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër.
Bëhet e ditur se djali i Boçit u transportua me hematoma në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, i pyetur nga A2 CNN, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nuk ka dashur të komentojë sherrin, por ka thënë vetëm se ky ishte mitingu më madhështor që ka pasur Elbasanit. (A2 Televizion)