"Pyetja nuk është a do fitojmë, por sa", Rama: Jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 09:39 | Politikë

"Pyetja nuk është a do fitojmë, por sa", Rama: Jemi

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” në Facebook, iu përgjigj një ndjekësi që i shkruan nëse do të fitojë apo jo.

Rama tha se pyetja nuk është se nëse do të fitojnë, por sa do të fitojnë, shkruan A2.

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa? Se a do të fitojmë nuk është pyetje. Padiskutim që do të fitojmë. Çfarë fuqie do të na japë 11 maji? Do të jemi thjesht një qeveri, përfaqësim apo do të jemi një përfaqësi me një mbështetje popullore më të madhe sesa kjo që kemi sot. Ndaj, nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet, por s’kemi marrë fuqi më të madhe”, tha Rama.

“Çdo gjë mbi këtë është fuqi sepse ne jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE”, shtoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos