Betohen deputetët e Kuvendit, opozita proteston

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 17:47 | Politikë

Janë betuar në seancës e pasdites këtë të premte deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, mandati i të cilëve u verifikua nga një komision i përkohshëm që u ngrit gjatë paradites së të premtes.

Seanca e parë, nisi me tensione të ngjashme me ato të sesionit të kaluar, ku deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren, teksa në skenë u shfaq edhe garda.

Më pas, gjatë votimit për kreun e Kuvendit, opozita bojkotoi, ndërsa deputetët mbushën kutinë me pankarta. Kreu i grupit të PD, Bardhi deklaroi para votimit se kjo shumicë nuk ka legjitimitet, teksa lëshoi akuza dhe ndaj Niko Peleshit, duke e cilësuar atë si mik të Klodian Zotos, shkruan A2 CNN.

“Kjo shumicë nuk ka legjitimit për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Kjo është njësoj si të vesh Klodian Zoton. Me këtë propozim po na tregoni se filozofia juaj është krim, vjedhje, korrupsion. Ne nuk marrim pjesë në votim”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos