Rama ‘harron’ politikën, kapet duke pikturuar në Parlament

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 17:38 | Politikë

Rama ‘harron’ politikën, kapet duke pikturuar në Parlament

Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë është mbajtur seanca e parë plenare për legjislaturën e re.

Pak minuta më parë, deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit janë betuar në sallën e Kuvendit dhe kanë marrë mandatet.

Ndërkohë duhet se kryeministri Edi Rama e ka ‘harruar’ për pak minuta politikën dhe i është futur pikturës.

A2 CNN ka siguruar edhe një fotografi të Ramës, teksa kapet duke pikturuar në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se paraditen e sotme, seanca plenare u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, me Partinë Demokratike që nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht vendimit për të hyrë në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos