Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Bimo vlerësoi këmbënguljen e Kurtit për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, por tha se, në raport me partnerët ndërkombëtarë, ai mund të kishte ndjekur një qasje më diplomatike.
“Zotit Kurti si kryeministër, bravo i qoftë për atë insistimin e vet për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri.
Ndonëse, si diplomat, do të thosha që ka pasur hapësira jashtëzakonisht pa kufij që ta trajtonte në një mënyrë më të ëmbël me partnerët ndërkombëtarë, për të mos dalë si një kokëfortë që nuk po do të bashkëpunojë, por të dalë si një shtetar që po do të drejtojë shtetin e vet”, u shpreh Bimo.
(A2 Televizion)