“Bindet” për rregulloren e kuvendit, vendimet kushtetuese, PS merr kohë për profesionet e lira dhe hetimorët

Nga Fjorela Beleshi
1 Nëntor 2024, 14:50 | Politikë

Socialistët në Këshillin e Legjislacionit pranuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi disa pika të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, ndryshe nga sa bënë me 12 shtator kur refuzuan t’ia çojnë kësaj trupe mandatin e Olta Xhaçkës.

Vendimi i gjykatës mbi ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, shfuqizoi vetëm disa pika duke lënë në fuqi përjashtimet me 30 dhe 60 ditë për dëmtimin e materialeve dhe zjarrvënieve.

Të vetëm në sallë, socialistët u kujdesen me pyetje-përgjigje ndaj njëri-tjetrit për të pastruar paragjykimin se ata nuk respektojnë Kushtetuesen, shkruan A2. 

Me këtë rishikim deputetët edhe pse përjashtohen nga seanca apo komisionet nuk do të pengohen që të hyjnë në ambiente e Kuvendit apo të marrin pjesë në veprimtari të tjera parlamentare.

Gjithashtu, hiqet dënimi me 30 ditë në rastet kur një i zgjedhur konfliktet me kolegët, gardën apo përfaqësuesit e medias. Si dhe u rrëzua dënimi me 60 ditë i mazhorancës për rastin kur deputeti kryen veprime që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, apo kur deputeti kryen shkeljen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar.

Për shkak të mungesës së dy relatorëve socialsitë, Këshilli nuk arriti të shqyrtonte dy vendimet e tjera të Kushtetueses, për komisionet hetimore parlamentare si dhe ligjin për profesionet e lira.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos