
Këshilli i Legjislacionit shtyn për mbledhje tjetër vendimet e Kushtetuese për ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” (Profesionet e lira).
Gjithashtu shtyu edhe vendimin e Kushtetueses për komisionet hetimore. Arsyeja e këtij vendimi është mungesa e relatorëve të mazhorancës, shkruan A2.
Miratuan vetëm me votat e PS vendimin e Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit. Opozita nuk mori pjese në mbledhje! (A2 Televizion)