Blushi shpërthen ndaj Braimllarit: Pa shtyllë kurrizore, i kërkoj falje votuesve të PL për të tillë individë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 22:16 | Politikë

Në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ka shpërthyer në fyerje ndaj Endrit Braimllari, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e listave të Partisë Socialiste, ndërsa mban edhe postin e këshilltarit në Bashkinë e Tiranës.

Blushi tha ndër të tjera se i kërkon falje votuesve të Partisë së Lirisë për të tillë individë.

“Unë në emër të Partisë së Lirisë i kërkoj ndjesë të gjithë votuesve tanë që për fat të keq çuan atë institucion shumë të rëndësishëm, por edhe dy tre individë të tjerë pa shtyllë kurrizore, të cilët sot fshihnin kokën si struci pas fundshpinave të kolegëve të PS-së, që nuk kanë as integritet moral dhe unë i kërkoj ndjesë edhe në emër të Partisë së Lirisë që çuam në Këshillin Bashkiak të tillë individë që trurin e tyre e kanë në stomak. Njerëz që mendojnë me stomak, gjykojnë me stomak, veprojnë me stomak dhe votojnë me stomak”, tha Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos