
Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi i shkëputi një intervistë të shkurtër deputetit të Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, në nisje të protestës së opozitës këtë të hënë para kryeministrisë.
Deputeti demokrat u shpreh se kjo protestë do të jetë krejtësisht ndryshe nga ato që janë organizuar më parë.
“Mënyra sesi do të organizohen protestat, mënyra sesi do të organizohet lëvizja do të jetë krejt ndryshe. Kryesia e PD ka marrë disa vendime, të cilat do të përçohen edhe në bazë. Deputetët do të dalin në bazë dhe do të organizojnë të gjitha strukturat e PD-së në mënyrë që ditët e këtij pushteti të jenë të numëruara.
Një çadër e dytë para kryeministrisë? Unë jam për çdo qasje, e cila mund të mobilizojë shqiptarët dhe demokratët”, tha Gjoni në A2 CNN. (A2 Televizion)
