Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka denoncuar kushtet skandaloze në të cilat gjendet një shkollë 9-vjeçare në fshatin Cerrnicë të Tropojës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar edhe fotografi nga shkolla në fjalë, Çelaj shkruan se ky institucion ndodhet në kushte mesjetare, jashtë çdo standardi për të zhvilluar mësimdhënien, përcjell A2 CNN.
Po ashtu, ai shkruan se problematike për nxënësit mbetet edhe mungesa e mësuesit të Gjuhës Shqipe dhe të Matematikës.
Postimi i Isuf Çelajt:
Kjo është gjendja skandaloze si në mesjetë e shkollës 9 vjeçare në Fshatin Cerrnicë Njësia Administrative Llugaj, ky fshat nuk është në ndonjë zonë të thellë të Tropojës, por vetëm 2-3 km larg qytetit ku ndodhet edhe godina e Bashkisë pasi Drejtorinë Arsimore regjimi i rilindjes banorëve të Tropojës ua ka transferuar në Lezhë si të gjitha sherbimet e tjera!
Në këtë shkollë e cila siç edhe shifet nga pamjet është jasht çdo standarti elementar për të zhvilluar mësim prandaj prindërit shprehen se u kanë thënë nxënëve që të bojkotojnë pjesëmarrjen në mesim dhe ara e kanë bojkotuar!
Banjot janë pa uje higjenik si dhe pa energji elektrike në kushte të tmerrshme!
Problematike për nxënësit mbetet edhe mungesa e mësuesit të Gjuhës Shqipe dhe të Matematikës!
Në këtë shkollë ndjekin mësimet gjithësej 92 nxënës nga të cilët 12 fëmijë janë në sistemin parashkollor dhe 80 të cikleve fillorë e nëntëvjeçar.
Banorët e Cerrnicës kërkojnë kthimin e vëmendjes së institucioneve shtetërore për investimin në ambjentet e shkollës si dhe në personelin e mësimdhënies!
Ata do të përshkallëzojnë qëndrimet e tyre në se nuk do të ketë reagime të këtyre institucioneve!
(A2 Televizion)