
Reforma zgjedhore bëhet për të penguar partitë e vogla të hyjnë në Kuvend, kështu u shpreh deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit kjo është një marrëveshje mes dy palëve PS-PD. Muçi theksoi se ndërkohë që fryhet administrata shtetërore kërkohet ulje e numrit të deputetëve.
“Lëvizja Bashkë është i vetmi subjekt që edhe pse u detyruan të na ftonim, jemi i vetmi subjekt pa të drejtë vote. Qartazi të dyja palët janë marrë vesh që thelbi i reformës do të jetë numri i deputetëve. Kjo është një manovër për ta vështirësuar hyrjen në Kuvend të partive të vogla. Shqipëria është në fazë maturimi politik që e refuzon sistemin dypartiak. Mendoj se në kuvendin e ardhshëm do përfaqësohemi më fort dhe më mirë se në zgjedhjet e 11 majit. Ulet numri i deputetëve, ndërkohë që fryhet administrata shtetërore. Ndërkohë që janë digjitalizuar shërbimet. Nëse problem është paga e deputetëve le ta përgjysmojmë pagën”.
Deputeti Muçi nënvizoi në A2 CNN se sistemi zgjedhor do ngelë i njëjti dhe me këtë sistem PS do jetë e para dhe PD e dyta, derisa shqiptarët të mos i votojnë më.
“Sistemi është i vitit 2008 dhe në thelb dhe fakti që PS nga viti 2021 që përfaqësohej me 71 mandate në Kuvend me sot që përfaqësohet me 83,m arsyeja nuk është se është rritur numri i votave, por pësoi rënie, por sistemi avantazhin atë që del i pari ato që u quajtën “vota të djegura” që nuk nxjerrin dot një mandat i shkojnë partisë më të madhe dhe kjo bën që të përfaqësohet me 84 mandate. Sistemi do ngelë i njëjti me këtë sistem PS do jetë e para PD e dyta. Thelbi është ta vështirësojnë hyrjen e partive të reja në kuvend, derisa shqiptarët të bëhen njësh dhe të mos i votojnë më këto parti”.
(A2 Televizion)
