Skandali i IPARD, Aliaj: BE kërkon kthimin e 33 milionë eurove dhe dënimin e autorëve

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 19:13 | Politikë

Eksperti Ilir Aliaj është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë shumë avancim në fusha të ndryshme, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Komentet Aliaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se BE nuk po e hap kapitullin për bujqësinë me Shqipërinë, për shkak të skandalit me fondet IPARD.

Sipas Aliajt, BE kërkon dënimin e personave përgjegjës për këtë skandal dhe kthimin mbrapsht të 33 milionë eurove, që dyshohet se u abuzuan nga qeveria.

“Një nga kapitujt më të rëndësishëm, BE rreth 28 % të buxhetit të tij e çon te subvencionet e bujqësisë. Nuk është hapur. Pse nuk është hapur? Është lënë në grup-kapitujt e fundit. Pse? Për atë që ne bëmë me fondet e IPARD.

Ata kërkojnë dënim dhe rikthim të parave. Duhet t’i kthejmë dëmin 33 milionë euro. Pse e kanë lënë në fund ata? Sepse bujqësia është ndër kapitujt kryesorë.

Mund ta kishin hapur që vjet në dhjetor kur u hapën për herë të parë. Pse? Sepse Brukseli është shumë i ndjeshëm për bujqësinë. Pra duhen kthyer mbrapsht këto 33 milionë euro dhe duhen dënuar personat përgjegjës”, tha mes të tjerash Aliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos