Qeveria miraton në parim marrëveshjen me Italinë për bashkëpunimin strategjik në disa fusha

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 19:29 | Politikë

Qeveria miraton në parim marrëveshjen me Italinë për

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat:

• Kujdesi shëndetësor

• Energjia

• Mjedisi

• Industria e sigurisë dhe mbrojtjes

• Menaxhimi i migracionit

• Arsimi

• Inovacioni

• Diaspora

• Transformimi ekonomik

• Rritja inteligjente

Qeveria miraton në parim marrëveshjen me Italinë për

Vendimi synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë.

Kjo ka si qëllim për të krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet me të cilat Shqipëria aktualisht ka marrëveshje të partneritetit strategjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos