Rama në “Forumin e Paqes” në Paris me ftesë të presidentit Macron

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 19:03 | Politikë

Rama në “Forumin e Paqes” në Paris me ftesë të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku është ftuar nga presidenti Emanuel Macron për të marrë pjesë në “Forumin e Paqes”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qverisë ka ndarë pamjet nga forumi që po mbahet në kryeqytetin francez.

“Paris – Me ftesë të Presidentit Macron në Paris Peace Forum”, shkruan kryeministri.

Ai u prit nga Justin Vaisse, themelues dhe drejtori i Përgjithshëm i forumit. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Forumi i Paqes i cili zhvillohet sot dhe nesër në Paris, është një ngjarje ndërkombëtare vjetore për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos