Aleatët e Partisë Demokratike ngjitën shkallët e godinës së Partisë Demokratike edhe këtë të martë për të përcaktuar detajet e fundit në listat e deputetëve të koalicionit për “Shqipërinë Madhështore”.
Fatmir Mediu dhe Agron Duka zhvilluan takimet e fundit për të ndarë përfundimisht pozicionet në listën shumemërore, për zyrtarizimin e të cilës do të duhet të presin të mërkurën, shkruan A2.
Në limitet e fundit të afatit kohor, është parashikuar edhe mblidhja e forumeve të Partisë Demokratike, Kryesia dhe Këshill Kombëtar.
Në fillim emrat e përzgjedhur do të filtrohen nga Kryesia orën 17:00, e cila do të marrë për bazë edhe angazhimin e kandidatëve për regjistrimin e diasporës.
Më pas, Këshilli Kombëtar në orën 19:00 do të miratojë listën e filtruar nga Kryesia e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda mesnatës së datës 12 Mars. (A2 Televizion)