“Xhaketat e vjetra” të PS në terren për të mbledhur vota, Rama shpjegon si do funksionojë skuadra

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 09:34 | Politikë

“Xhaketat e vjetra” të PS në terren për të

Transfuzionin e gjakut të PS që e lajmëroi dje në mbledhjen e grupit të mazhorancës, kryeministri Edi Rama e ka sqaruar më në detaje në rubrikën Sy m’Sy.

Sipas shefit të qeverisë ekipi me të cilin socialistët do të zbresin në betejën e 11 majit do të jetë një gërshetim i eksperiencës dhe energjisë së re, me synimin për të fituar mandatin e katërt.

Lista e hapur e PS sipas Ramës do të përbëhet nga ata ligjvënës me eksperiencë, që do të mbledhin njëherësh vota për veten dhe PS. Ndërkohë në listat e mbyllura do të jenë emra që futen për herë të parë në Kuvend.

“Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni, skuadër të ripërtërirë, do harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve, një skuadër që do garantojë vazhdimësinë  e procesit të BE, që do të ketë dijen e nevojshme të brendshme se për çfarë bëhet fjalë, dhe që do garantojë një përfaqësim të lidhur me egzigjencat e lidhur me kohën. Do jetë skuadra me e vjetër në eksperiencë dhe me e reja në energji. Dje bëmë të qartë vijën parimore të ndarjes së detyrave, kush ka qoftë dhe një mandat do jetë në fushëbetejë për të marrë vota për veten dhe PS, burrat nuk diskutohen, por dhe për gratë dhe vajzat nuk përjashtohen. Në listën e mbyllur do të jenë njerëz që hyjnë për herë të parë në parlament, që vijnë nga kontribute të caktuara në shoqëri, etj...”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos