Rama: Ne jemi garant të drejtësisë, por do të japim opinione mbi cilësinë

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 09:32 | Politikë

Rama: Ne jemi garant të drejtësisë, por do të japim opinione

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, ka folur sërish për drejtësinë kur kjo temë u prek nga një komentues.

Rama tha se Partia Socialiste nuk do të bëjë avokatin e askujt, por do të flasë me zë të lartë për të dhënë opinone rreth cilësisë së drejtësisë në Shqipëri, shkruan A2.

“Ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes. Kjo do kohën e vet dhe hajde bëhemi bashkë ta pastrojmë. Kjo bëhet kështu siç po e bëjmë, kështu që nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet të plotë ndaj tundimeve të X apo Y për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart e drejtësisë dhe paanësia e drejtësisë janë të garantuara. Kështu që, kryeministri dhe partia në pushtet nuk japin llogari pse njëri apo tjetri futi duart aty ku nuk duhet, por përgjigjet për mënyrën se si reagon dhe bashkëjeton në një situatë të tillë”, tha Rama.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatinë e askujt. Kemi filluar një proces që të japim opinionet tona për cilësinë e drejtësisë që “shpata” të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos