Diella çorienton opozitën, Rama injoron PD, miraton pa debat programin e qeverisë

Nga Fjorela Beleshi
18 Shtator 2025, 18:40 | Politikë

Një legjislaturë e re, por ku veset e vjetra e shndërruan në seancë të paprecedentë. Kjo ishte pasqyra e Parlamentit ku debati dyditor i planifikuar përfundoi në 25 minuta. Për herë të parë programi i një qeveria që kërkon votëbesimin nuk u prezantuar dhe u votua pa diskutime.

Strategjia e Kryeministrit Rama për të provokuar demokratët me Diellën qëlloi efektive. Me një mandate të katërt dhe me 83deputetë socialistë, Shefi i mazhorancës kishte luksin që të eksperimentojë me një ministre virtuale. Mjaftoi një klik i saj që të tërbonte opozitën .

Diella dhe Inteligjenca artificiale foli si një njeri që lëndohet. U prezantua me gjuhë imponuese duke deklaruar se është kushtetuese. Por në asnjë rast nuk ishte bindëse për paqe në Kuvend. Ndezi më keq “luftën politikë” mes mazhorancës dhe opozitës.

Edi Rama premtoi një shteti modern me sytë nga Brukseli, por e bëri të qartë që nuk do të jetë tolerante ndaj thyerjes së rregullave nga opozita. Kërkoi qetësi dhe vëmendjen. Një kërkesë që u refuzua nga demokratët.

As “kërcënimi” iKryeministrit dhe as 5 minutat e pushimit nuk e shuan zemërimin deputetëve të pakicës, që pasi kërkuan sytë e ndërkombëtarëve në llozhat e Parlamentit, hodhën librat e Kushtetutës, Rregullores dhe bidonat me ujë drejt kabinetit qeveritar. Vetë ambasadorët e akredituar reaguan vetëm me gjuhën e turpit, pa mbajtur një qëndrim publik edhe kur mediat e kërkuan.

Sali Berisha erdhi të bënte oponencën në Parlament, por shumë vonë. Brenda në sallë gjithçka kishte përfunduar me Niko Peleshin që zbatoi pa humbur kohë urdhrin e Kryeministrit për t’i dhënë fund seancës pa debat. Kërcënimi i përsëritur i opozitës për largimin e Ramës erdhi nga oborri i Kuvendit.

Ndryshe nga herët e tjera, përgjegjësinë për mazhorancën socialiste nuk e mbajti kreu i grupit, por Ministri i ri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu ende i pa betuar. Ai së bashku me kolegët ministra ishin ndjerë të dhunuar fizikisht.

Vetë Rama me një reagim në rrjetet sociale e kishte zbutur qëndrimin, duke e cilësuar vetëm një problem etik të opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos