Sherri në Kuvend, PS kërkon marrjen e masave disiplinore për Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 14:52 | Politikë

Sherri në Kuvend, PS kërkon marrjen e masave disiplinore për

Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë marrjen e masës disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe dpeutetit të PD, Fidel Kreka, raporton A2 CNN.

Kjo me argumentin se Bardhi dhe Kreka hodhën sende të forta në drejtim të foltores së Kuvendit, kryetarit dhe vendeve ku ndodheshin Rama dhe ministrat.

“Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka. Mbledhjen e  Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e grupit të deputetëve të PS.

Mes 30 firmëtarëve të kërkesës janë deputetët Evis Kushi, Tërmet Peçi dhe Bledi Çuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos