“A do i thoni mirupafshim Sali Berishës?” Ja si përgjigjet Alimehmeti

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 22:34 | Politikë

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike, Ilir Alimehmeti, u pyet në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nëse partia më e madhe opozitare duhet të vijojë me Sali Berishën ende kryetar.

Alimehmeti nuk foli konkretisht për kryetarin, por tha se nevojitet një riorganizim që PD të jetë e përgatitur për zgjedhjet në vitin 2027.

“Kandidimet në fund fare janë personale, dikush shfaqet dhe kandidon. Të gjitha mandatet mbarojnë që nga niveli më i ulët deri te niveli më i lartë. A rikandidon apo jo dikush i qëndron asaj bindje dhe projektit politik që ka vet, pastaj është gjë tjetër votimi dhe vetëbesimi.

Ku do të jemi? Nëse nuk bëjmë riorganizimin, në ato zgjedhje ne nuk futemi të përgatitur dhe unë sytë i kam për vitin 2027, që kjo të shërbejë si pikënisje për të pasur një 2027 sa më të suksesshme”, tha Alimehmeti.

PD dhe zgjedhjet e parakohshme, Alimehmeti: Gara e vërtetë e PD në 2027, objektiv mos jetë karrigia 

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, demokrati Ilir Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në disa bashki, të cilat sipas tij do të shpallen shumë shpejt nga presidenti Begaj.

Për Alimehmeti, opozita do e ketë të vështirë të organizohet për këto zgjedhje për shkak të kohës së shkurtër, teksa shtoi se subjekti ku ai merr pjesë duhet të riorganizohet sa më shpejt.

Alimehmeti gjithashtu shtoi se objektivi i opozitës nuk duhet të jetë karrigia por suksesi i forcës.

“Gara e vërtetë politike e PD është 2027. Jo se nuk kanë rëndësi zgjedhjet e parakohshme. Por që të bësh riorganizim do kohën e vet. Bajrami Begaj kaq priste dhe dekreton zgjedhjet dhe për 45 ditë je në fushatë. Koha mungon këtu.

Të gjitha strukturat në prill maj hyjnë në proces votimi. Ka pas një ndarje mes trupës në parlament dhe trupën që organizon forcën politike. Duhet të ketë një trupë të veçantë që merret me riorganizimin. Nuk mendoj se do ketë një parlament të lehtë këto vite.

Po nuk bëmë riorganizimin në zgjedhje nuk hyjmë të përgatitur. Objektiv nuk duhet të jetë karrigia, por mundësia për të pasur shansin e suksesit”, tha Alimehmeti në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos