Ministrja dixhitale që do të merret me prokurimet publike në qeverinë e re, ishte një nga temat e diskutimit në Terminal me Aurora Sulçen.
Për ish-ministrin Malaj, inteligjenca artificiale nuk duhet absolutizuar, duke rikujtuar rastin e e-albania, e cila sipas tij u krijua me nxitim dhe pa mbrojtje kibernetike dhe për këtë arsye u hakerua.
Teksa gazetari Myzyraj tha me ironi se në këtë mënyrë Diella mund të merret dhe peng.
“Ne e krijuam e-Albania me hapa të nxituara pa krijuar siguri kibernetike. Dolën agjentët e shërbimit sekret me emra e mbiemër e adresë. Pra rrezikon që Diella të merret peng. Këta sot do të hakerojnë sistemin. Mos ta bëjmë absolute. Të ndjekim direktivat e BE. Nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsioni. Ajo është një softëare që do e krijojë një njeri”, tha Malaj. (A2 Televizion)