“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë të negociatave

Nga A2 CNN
13 Shtator 2025, 09:08 | Politikë

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Më 16 shtator hapim 4

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në datën 16 shtator, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian, shkruan A2 CNN.

“Tjetër lajm i mirë, Shqipëria nuk ndalet!. Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”, shkroi Rama në Facebook.

“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe  tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos