Gazetari Mentor Kikia ishte në terminal me Aurora Sulçen ku komentoi Asamblenë e Përgjithshme të PS, aty ku kryeministri prezantoi kabinetin e ri qeveritar.
Për Kikin, Rama ka gjithë të drejtën të jetë “pronar” i qeverisë, por duhet të mbajë përgjegjësi kur SPAK godet në radhët e ministrave.
“Kryeministri ka të drejtën e tij të jetë pronari i qeverisë, por po njësoj duhet të jetë dhe përgjegjës. Kur SPAK ka marrë qengja në tufën e tij, kryeministri është distancuar dhe ka thënë nuk është përgjegjësia ime. Politikisht duhet të jetë përgjegjës”, tha Kikia në A2 CNN. (A2 Televizion)