Nga Vlora, ku mbylli dhe fushatën elektorale, kryeministri Rama kërkoi nga vlonjatët që të dalin nga shtëpia dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 11 maj.
Kreu i qeverisë, u shpreh se Vlora është kthyer në një xhevahir të Mesdheut, teksa investime të tjera priten në vitet e ardhshme.
“Një shok kishte parë memorandumin e Kuçit. Dhe më tha si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e nxore me 50%. Më tha që nuk ka mundësi që Vlora të mos nxjerrë mandatin e 9 për ty. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë dhe 10 mandate, por problem është si të nxjerrësh Vlorën nga shtëpia.
Çdo vlonjat më 11 maj duhet të dalë nga shtëpie sepse mua ma ha mendja që me gjithë këto transformime, nam që i ka dalë anembanë Shqipërisë dhe me xhelozinë që është krijuar për Vlorën. Nuk është mirë që PS të ngjitet mbi 80 mandate dhe Vlora të mbetet te 8. Këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë asnjëherë. Ne do të vijojmë të bëjmë gjëra që sot mund të duken të pamundura”, tha Rama. (A2 Televizion)