“Non grata ra”, Berisha shpall fitoren përballë Blinken 

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 17:01 | Politikë

Gati 4 vite pasi u shpall si person non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha doli përpara kamerave me deklaratë fitimtari duke u shprehur se ai nuk është më i sanksionuar nga  Departamenti Amerikan i Shtetit. 

“Lajm rajonal i Shqipërisë por edhen ë botë, është lajmi në të cilin DASH i drejtuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen dhënë një gazetarit të njohur se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, politizuese të administratës Biden, në rastin konkret për Sali Berishën”, tha Berisha.

Në mungesë të një njoftimi zyrtar, gazetarët e pyetën kryedemokratin nëse i është komunikuar ndonjë vendim nga autoritetet amerikane, gjë që e mohoi.  

Ajo që mund t’i vende fund dilemës do të ishte marrja e një vize për të udhëtuar në SHBA, element që Berisha e kishte dëshiruar përpara fushatës, por tani thotë se nuk e ka me ngut. 

“Kam që në 2013 që nuk kam aplikuar për vizë, sigurisht që këto tre ditë të fundit të fushatës nuk do të shkoj, do të kishte qenë mirë të shkoja përpara”, u shpreh Berisha.

Lajmi nga Amerika nuk e kishte shfokusuar Berishën, i cili u shpreh i bindur në fitoren e demokratëve në 11 maj.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos