Ashtu siç kishte paralajmëruar, kur na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës, projeksionet e tij për mandatet e mundshme që Partia Socialiste fiton nga ky proces elektoral.
Parashikimet e Ramës janë 50% për 88 mandate të mundshme për PS, por kryeministri ka hedhur firmën për 78 mandate të sigurt, pra 100%.
Kryesocialisti nga Kuçi duket optimist, pasi pretendon se PS merr 4 mandate më shumë nga çfarë fitoi katër vite më parë, në zgjedhjet e vitit 2021, ku doli fituese me 74 deputetë.
Ajo çka duket befasuese është se Rama ka hedhur bastin se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë 1 deputet më shumë në Dibër e Shkodër, dy qarqe që më parë janë parë si bastione të së djathtës. Po ashtu shefi i qeverisë shpreh bindjen 100% se PS merr 1 mandat shtesë në qarkun e Elbasanit dhe të Fierit. (A2 Televizion)