Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 14 maj seancën gjyqësore të ankimit të SPAK kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, që e detyron të hetojë ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi.
Shkak u bë mungesa në seancë e kallëzuesi Alfred Beleri, i cili përmes një shkrese i përcillte gjykatës shqetësimin se shqyrtimi në Apel duhet të bëhej në dhomë këshillimi dhe jo në seancë me palët.
Në Apel, SPAK kërkon shfuqizimin e 28 shkurtit të Shkallës së Parë, sipas të cilit duhet të vijojë hetimet ndaj Xhaçkës për “shpërdorim të detyrës” dhe Gaçit për “falsifikim të dokumenteve” dhe “pastrim të parave”.
Ish-zyrtarja dhe bashkëshorti biznesmen u kallëzuan nga ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Alfred Beleri, për abuzim me ligjin në regjistrimin e dy sipërfaqeve toke në Dhërmi, që më pas u përftuan nga biznesmeni Gaci për llogari të një investimi strategjik. (A2 Televizion)